Koncepti

Koncepti i aktivitetit “Prishtina Trail Marathon 2019”

“Prishtina Trail Marathon” do jetë një nga eventet më të rëndësishme në qytetin e Prishtinës me pjesëmarrje masive nga vende të ndryshme. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është promovimi i natyrës së bukur që ekziston në qytetin e Prishtinës dhe t’i kontribuojmë ngritjes së vetëdijes për rolin dhe rëndësinë e natyrës në jetën e njeriut. Gjithashtu të bëjmë promovimin e vlerave të sportit, dhe inkurajimin e qytetarëve për aktivizim në sport.

“XTrailers – fun run” në kuadër të Srategjisë zhvillimore e ka të përfshirë edhe segmentin e përgjegjësisë sociale dhe në mbështetje të komunitetit për mbrojtje të natyres kemi vendosur që motoja e eventit të jetë “Run for green, run for clean – Prishtina City”, ndërsa të gjitha mjetet e përfituara nga ky organizim, si dhe donacionet eventuale, do të dedikohen për mbrojtjen e natyrës dhe mbjelljen e fidaneve të reja.

Synojmë që ky aktivitet të bëhet një markë e qytetit të Prishtinës dhe të bëhet tradicional. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen aktivitete muzikore në kuadër të këtij eventi në shenjë falenderimi dhe përkrahje për pjesëmarrës me energji pozitive të cilët vijn nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë event sportiv,do të ketë pjesëmarrës nga vendi, rajoni, Ballkani dhe Europa. Gara do të mbahet me datë 26 maj dhe do të ketë 4 kategori vrapimi; Marathon (42 km), Half Marathon (21, km), XTrailers – fun run (10K) dhe “XTrailers Kids” kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë rekreative dhe motivuese se sa garuese.

Objektivat e PTM19

Objektivat e eventit janë:

  • Synojmë që ky aktivitet i karakterit ndërkombëtar të bëhet një markë e qytetit të Prishtinës dhe të bëhet tradicional;
  • Të bëhet promovimi i vlerave sportive dhe të inkurajojë qytetarët për aktivizim në sport;
  • Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin;
  • Të grumbullojë vrapues nga vende të ndryshme të botës;
  • Të zhvillojë turizmin malor dhe promovimin e qytetit të Prishtinës;
  • Të kontribuojë në edukimin mjedisor dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për rolin dhe rendësinë e natyrës në shëndetin e njeriut;
  • Të kontribuojë me mjetet e përfituara nga ky event  në shtimin e hapësirave gjelbëruese në zona të caktuara në nevojë;
  • Zhvillimin e fushatës vetëdijëdijësuese e cila do të jetë e fokusuar në zonra urbane e në veçnati në institucione arsimore (shkolla fillore) për të promovuar rolin dhe rëndësinë e natyrës në jetën e njeriut.