P T M  

Prishtina trail marathon

Prishtina Trail Marathon është maratona e parë garuese e vrapimit në shtigje në Kosovë. Gara do të mbahet në Gërmi, zemrën e gjelbëruar të Prishtinës dhe organizohet nga klubi i vrapit XTrailers. Gara është e çertifikuar nga ITRA (Asociacioni Ndërkombëtar i Vrapimit në Shtigje).

Prishtina Trail Marathon fton të gjithë vrapuesit të garojnë në distancën e maratonit – 42 kilometra, distancë gjysmë-maratoni – 21 kilometra, dhe 10 kilometra distancë. Fëmijët do të vrapojnë një distancë 1 kilometër të gjatë.

Profili i klubit XTrailers

Xtrailers është organizatë e pavarur jofitimprurëse e themeluar në vitin 2018 në Prishtinë. Aktualisht  jemi klubi më i madh në Kosovë i vrapimit në shtigje, me 189 anëtarë.

Misioni ynë është promovimi i vrapimit për shëndetin e të gjithëve dhe fuqizimi i klubit në një atmosferë miqësore që do të arrihet përmes tre qëllimeve strategjike të XT:

  • Udhëheqje dhe menaxhim i mirë i organizatës, përmes: përmirësimit të vazhdueshëm të planifikimit, implementimit dhe raportimit mbi aktivitetet; si dhe sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të klubit.
  • Rritja e vazhdueshme e numrit të antarëve të rregullt në vrapim, përmes promovimit të vrapimit si faktor kyç në përmirësimin e shëndetit; dhe
  • Zhvillimi i marrëdhënieve të mirëfillta mes antarëve të klubit përmes komunikimit edukativ dhe aktiviteteve shoqëruese.

 

Aktivitetet e realizuara nga XTrailers

 

Gjatë këtij vitit të aktivitetit, anëtarët e klubit  XTrailers  morën pjesë në disa gara ndërkombëtare dhe vendore:

  1. Gara Trail of Hope, mbi 20 anëtarë 
  2. Gjysëm Maratona e Prishtinës, mbi 45 anëtarë
  3. Gjysëm Maratona e Tiranës, 48 anëtarë
  4. Maraton e Gjakovës, 16 anëtarë
  5. Maraton e Ulqinit, 29 anëtarë
  6. Maratona në Vodno Matka, 18 anëtarë
  7. Maraton në Krali Marko, 22 anëtarë
  8. Gjysëm Maratona e Korcës, 2 anëtarë
  9. Maratona e Athinës, 3 anëtarë
  10. Maratona e Parisit, 2 anëtarë
  11. Maratona e Vienës, 2 anëtarë