P T M

Prishtina Trail Marathon është gara e parë maraton e vrapimit në shtigje në Kosovë. Gara do të mbahet në Gërmi, zemrën e gjelbëruar të Prishtinës dhe organizohet nga klubi i vrapit XTrailers. Gara është e çertifikuar nga ITRA (Asociacioni Ndërkombëtar i Vrapimit në Shtigje).

Fillim i Garës

 

Prishtina Trail Marathon mbahet në parkun kombëtar të Gërmisë, në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Gara fillon më 26 maj, 2019 në ora 09.00. Vrapuesit janë të ftuar të paraqiten në hyrjen e parkut të paktën gjysmë ore më herët se fillimi i garës. Pjesëmarrësit kanë mundësi të dorëzojnë gjërat personale në zonën e dedikuar. Vrapuesit do të nisin garën në kohë të ndryshme sipas garës për të cilën janë regjistruar. Detajet janë paraqitur më poshtë:

Detajet janë paraqitur më poshtë:

Gara 42 kilometra | Ora 09:00

Gara 21 kilometra | Ora 10:00

Gara 10 kilometra | Ora 10:00

Kids Fun-Run | Ora 12:00

Shtegu i Garës

Shtigjet e garës shtrihen thellë në parkun kombëtar të Gërmisë. Terreni është kryesisht shteg i ecjes malore, me disa pjesë rruge të pashtruar dhe të asfaltuar. Dendësia e parkut nënkupton që shtigjet janë të mbuluar me hije, sidomos në këtë periudhë të vitit që gjelbërimi dominon hapësirën. Gërmia ofron pamje inspiruese në majë të kodrave me Prishtinën në prapavijë, në njërën anë, si dhe fshatra në kodër që rrethojnë një liqen artificial në anën tjetër.

Ju lutem konsultojeni hartën e detajuar për garat në distanca të ndryshme për të kuptuar më shumë detaje për shtegun, ngjitjet, si dhe informacion tjetër të rëndësishëm.

Çmimet

Trail Meshkuj Femra
42KM Vendi i parë  €     500.00  €     500.00
42KM Vendi i dytë  €     300.00  €     300.00
42KM Vendi i tretë  €     200.00  €     200.00
21KM Vendi i parë  €     200.00  €     200.00
21KM Vendi i dytë  €     150.00  €     150.00
21KM Vendi i tretë  €     100.00  €     100.00
10KM Vendi i parë  €     100.00  €     100.00
10KM Vendi i dytë  €       70.00  €       70.00
10KM Vendi i tretë  €       50.00  €       50.00

Regjistrimi

Pakot e garës

Çdo pjesëmarrës do të pranojë një pako që përmban: medalje për përfundimin e garës, bluzë zyrtare të garës, pije e ushqim të përshtatshëm për rikuperim pas vrapit si dhe porosi nga sponzorët. Organizatorët do të ju shërbejnë përmes vullnetarëve, do të ofrohet shërbim profesional e mjekësor në nisje/finish si dhe në stacionet e shtegut, matjen e kohës së garës, si dhe me fotografi si suvenirët më të mirë për këtë përvojë të paharrueshme.

Si të vini në gërmi

Çdo pjesëmarrës do të pranojë një pako që përmban pije e ushqime si dhe promocion siç janë: medalje për përfundim të garës, bluzë zyrtare të garës, pije e ushqim të përshtatshëm pas vrapit, porosi nga sponzorës, ndër të tjera. Organizatorët do të jenë në shërbimit tuaj për t’ju përkrahur përmes vullnetarëve, shërbim profesional e mjekësor në nisje/finish si dhe në stacionet e shtegut, majten e kohës së garës, si dhe me fotografi si suvenirët më të mirë për këtë përvojë.

XTrailers & ITRA

ITRA (Asociacioni Ndërkombëtar i Vrapimit në Shtigje ) synon të sigurojë një zë ndërkombëtar për të gjithë anëtarët e përfshirë në vrapimin malor. ITRA ka për qëllim promovimin e vlerave të vrapimit malor, diversitetin, sigurinë e garuesëve, shëndetin e vrapuesëve si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vrapimit malor.

Duke qenë se këto objektiva dhe qëllime përkojnë me objektivat dhe qëllimet e XTrailers, pas kërkesës sonë për anëtarësim, XTrailers është anëtar fuqiplotë në ITRA, me të drejta të barabarta me të gjitha klubet e tjera ndërkombëtare të vrapimit në shtigje.

ITRA po ashtu na ndihmon edhe në sigurimin e një dialogu konstruktiv midis organeve kombëtare dhe ndërkombëtare me interes për këtë kategori sportive.