Rregullat

RREGULLAT E PJESËMARRJES NË PRISHTINA TRAIL MARATHON

1. ORGANIZIMI

“PRISHTINA TRAIL MARATHON” është garë e vrapimit malor e cerfitikuar nga ITRA që organizohet nga klubi i vrapimit malor X-Trailers, me bazë në Prishtinë, Kosovë 

2. INFORMATA TË PËRGJITHSHME

PRISHTINA TRAIL MARATHON është ngjarje sportive ditore, që përfshin dy distanca:

PRISHTINA TRAIL MARATHON 42KM – 2059 metra lartësi e fituar. Gara fillon të dielen, më 26 Maj në ora 09:00. Koha maksimale e përfundimit të garës: 10 orë. Secili vrapues që përfundon garën do të fitoj nga 2 pikë ITRA të vlefshme për kualifikim në UTMB.

PRISHTINA TRAIL HALF MARATHON 21KM – 1000 metra lartësi e fituar. Gara fillon të dielen, më 26 Maj në ora 10:00. Koha maksimale e përfundimit të garës: 5 orë. Secili vrapues që përfundon garën do të fitoj nga 1 pikë ITRA të vlefshme për kualifikim në UTMB.

PRISHTINA TRAIL MINIARATHON 10KM– 350 metra lartësi e fituar. Gara fillon të dielen, më 26 Maj në ora 10:00. Koha maksimale e përfundimit të garës: 2 orë.

GARA E FËMIJËVE 1 KM

Gara fillon të dielen, 26 Maj në ora 11:00. Gara do të zhvillohet afër kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë- në Parkun e Gërmisë.

3. INFORMACION R PJESËMARRËSIT

Të jetë plotësisht i vetëdijshëm për gjatësinë dhe specifikat e garës dhe të jetë i përgatitur në mënyrë të përkryer për të. Në veçanti:

• Të ketë fituar, para garës, një kapacitet real për vetë-mjaftueshmëri në male, i cili lejon menaxhimin e problemeve të nxitura nga ky lloj i kursit, dhe në veçanti:

• Të dinë se si të përballen, pa ndihmën e jashtme, me kushtet klimatike të cilat mund të bëhen të vështira (natë, erë, të ftohtin, mjegullën, shiun ose borën)

• Të dinë se si të menaxhojnë, edhe nëse dikush gjen veten të izoluar, probleme fizike ose mendore që vijnë nga lodhja e madhe, probleme të tretjes, dhimbje muskulare ose të ngjajshme.

• Të jenë plotësisht të vetëdijshëm se nuk është roli i organizatorit për të ndihmuar një kandidat për të kapërcyer këto probleme dhe se për një aktivitet të tillë në natyrë, siguria varet nga kapaciteti i vet vrapuesit që të përshtatet me problemet që hasen apo parashikohen.

Këto gara janë të hapura për këdo, burrë apo grua, të lindur në vitin 2001 ose më parë.

4. DEKLARATA E PËRGJEGJËSISË

Regjistrimi vullnetar dhe pastaj pjesëmarrja në garën “Prishtina Trail Marathon” përcakton se pjesëmarrësi është i njohur me këto rregulla si dhe pajtohet të pranojë plotësisht principet dhe rregulloret e përcaktuara këtu.

5. REGJISTRIMI

Regjistrimi bëhet vetëm në faqen e internetit www.prishtinatrailmarathon.com duke plotësuar formularin e regjistrimit online për një nga garat. Pas kësaj, një email konfirmimi i gjeneruar automatikisht do të dërgohet në adresën e postës elektronike që është deklaruar në regjistrimin tuaj.

Regjistrimi do të konsiderohet i plotë pas një pagese të suksesshme të tarifës së garës, pas së cilës, një e-mail konfirmimi i gjeneruar automatikisht do të dërgohet në adresën e e-mailit që është deklaruar në regjistrimin tuaj; në të njëjtën kohë një numër fillestar unik i caktohet emrit tuaj.

Regjistrimi do të jetë i hapur deri më 24.05.2019.

5.1. TARIFA E REGJISTRIMIT

MARATHON TRAIL 42k- 10 EUR + TVSH

HALF MARATHON TRAIL 21k- 7 EUR + TVSH

10K FUN-RUN – 5 EUR + TVSH

  • Të drejtën për shitjen e biletave e ka të rezervuar “ALT4C” SH.P.K. (TIKS.APP)

5.2. NË PROCESIN E REGJISTRIMIT NUK ËSHTË E LEJUAR SI MË POSHTË

• Nuk lejohet ndërrimi i garave pas regjistrimit dhe pasi që pagesa është konfirmuar;

• Nuk lejohet transferimi i regjistrimit të paguar tashmë për vitin e ardhshëm;

• Nuk lejohet pjesëmarrja me një numër fillestar të caktuar për një person tjetër;

5.3. NUMRI (BIB) I GARËS

Numrat e garës (BIB) duhet të mirren të Shtunën me datë 25 Maj nga ora 10:00-17:00 në sheshin Skënderbeu (Tek Teatri Kombëtar i Kosovës ose me datën 26 Maj (ditën e garës në amfiteatrin e Gërmisë) Nga ora 07:00 deri 08:00. Ajo mund të mirret personalisht duke dëshmuar identitetin me letërnjoftim ose me pasaportë. Një person i tretë mund të marrë numrin bib për një vrapuesi tjetër, vetëm duke sjellë origjinalin (jo fotokopje) të autorizimit të nënshkruar.

6. PAJISJET E DETYRUESHME DHE TË REKOMANDUARA PËR VRAPUESIT

Vrapuesit duhet të mbajnë pajisjet OBLIGATIVE gjatë gjithë garës. Organizatori ka të drejtë të verifikojë pajisjet e detyrueshme të garuesve në çdo pikë kontrolli (madje pa paralajmërim) dhe nëse ndonjë nga garuesit nuk ka ndonjërën nga to, ai mund të skualifikohet nga gara.

Pajisjet e deklaruara si të REKOMANDUARA nga organizatori, nuk janë të detyrueshme për t’i poseduar gjatë garës, por të njëjtat rekomandohet fuqishëm që t’i kenë me veti vrapuesit. Organizatori rezervon të drejtën për të ndryshuar ose përmirësuar listën e pajisjeve të detyrueshme në varësi të parashikimit të motit dhe kushteve tjera. Pjesëmarrësit do të njoftohen nga organizatori para fillimit të garës.

Përdorimi i shkopinjve të hikingut lejohet, nëse pjesëmarrësi vendos të përdorë.

Pajisjet OBLIGATIVE

  1. Numri i garës: i vendosur në një vend ku mund të shihet qartë
  2. Telefoni celular: i ndezur tërë kohën
  3. Llamba e kokës: për pjesëmarrësit në 42km
  4. Ujë: në shishe në një çantë të përshtatshme shpine – minimum 1 litër

Pajisjet OBLIGATIVE për pjesëmarrësit në 42km

  • Mbulesa emergjene
  • Filikaqë/(Bilbil)
  • Paketa e ndihmës së parë

Pajisjet e REKOMANDUARA

  • Jakne shiu: e përshtatshme për kushtet në mal
  • Kapelë/shallë
  • Krem kundër diellit
  • Çokollata energjike ose ushqime të ngurta të ngjajshme
  • Shkopinjë të ecjes;

7. PAVASIA GJATË VRAPIMIT

Termi “i pavarur” nënkupton aftësinë e një pjesëmarrësi të varet nga vetëvetja në pothuajse çdo pjesë të garës. Përveç ushqimit dhe pijeve personale, kjo vlenë edhe për veshjet dhe pajisjet gjatë garës, duke i bërë pjesëmarrësit të aftë të përshtaten me mjedisin (temperatura të larta, frymë, mjegull, stuhi, lëndimet).

Në pikat e kontrollit/freskimit pjesëmarrësi mund të marrë ushqime të shpejta dhe ujë nga organizatorët e garës, por midis këtyre pikave, pjesëmarrësi duhet të jetë në gjendje të mbështetet në pajisjet, ushqimin dhe pijet, gatishmërinë e tij/saj.


Për arsye se gara zhvillohet në natyrë dhe male, pjesëmarrësit duhet të kenë përvojën për t’iu përshtatur kushteve të natyrës, ndryshimeve të pa pritura në kushtet e motit, temperaturave të larta, mjegulles, shiut, stuhive, takimeve me kafshët.

Organizatori do të shënoj rrugën në mënyrë të përshtatshme; megjithatë, pjesëmarrësit duhet të kenë një sens minimal të orientimit në natyrë.

8. LARGIMI NGA GARA

Në rast se një vrapues dëshiron të largohet nga gara (për çfarëdo arsye), ai / ajo duhet të kontaktojë një zyrtar të garës në stacionin më të afërt të ndihmës dhe ta informojë atë në mënyrë që të regjistrohet në sistem. Përndryshe Organizatori do e konsideron atë të humbur dhe do të nxjerrë një ekip kërkimi dhe shpëtimi për të.

9. SIGURIA DHE NDIHMA MJEKËSORE

Në vende të caktuara, përgjatë shtegut do të ketë ekipe mjekësore dhe ekipe të shpetimit në rast të ndonjë emergjence. Në rast të lëndimit ose ndonjë nevoje tjetër, pjesëmarrësit do të duhet të thërrasin telefonin SOS të ofruar nga organizatori.


Nëse ata janë në zonën e cila nuk mbulohet nga sinjali telefonik, ata do të duhet të përcjellin mesazhin në pikën e parë të ardhshme të kontrollit – në mënyrë që veprimet të ndërmerren sa më shpejt që të jetë e mundur.

Secili vrapues është i obliguar që të jap ndihmë ndonjë garuesi tjetër të lënduar..

Sugjerojmë që secili pjesëmarrës të ketë një pako individuale mjekësore në çantën e tij/saj: (paracetamol,fasha apo shtrëngues, jod,mbulojë izoluese termorregulluese)

10. DEKLARATA E PËRGJEGJËSISË PERSONALE

Duke u regjistruar në garë, secili garues konfirmon se është i vetëdijshëm për rreziqet e garës në natyrë dhe se e merr rrezikun personalisht. Organizatori do të bëjë çmos për të zvogëluar rreziqet, sidoqoftë, me mirësi kërkojmë nga të gjithë garuesit të ndjekin këshillat dhe rekomandimet tona:

Ne këshillojmë që çdo garues të ketë një sigurim shëndetësor.

Ne këshillojmë rregullisht të gjithë pjsesëmarrësit për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjithashtu, rekomandojmë një test stresi  para ngjarjes për të përcaktuar nivelin e fitnesit/ qëndrueshmërisë për këtë lloj sporti.

Për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e pjesëmarrësve, ekipet mjekësore kontrolluese mund të ndalojnë dhe largojnë një pjesëmarrës nga ngjarja nëse ata vlerësohen se nuk janë më në gjendje të vazhdojnë më tutje shkaku i komplikimeve shëndetësore apo rrezikimit të shëndetit të tyre.

Nëse një pjesëmarrës i tillë nuk perfillë udhëzimet e tilla atëherë përgjegjësia mbetet mbi të njejtin sikurse pjesëmarrja në ketë garë.

Sidoqoftë, pjesëmarrësve do tu kërkohet të ndjekin udhëzimet nga koordinatori/asistentët apo vullnetarët e ngjarjes dhe ekipet mjekësore gjatë rrugës. Këta individë përkrahës do të kenë shenja identifikuese.

Çdo shkelje e këtyre udhëzimeve do të çojë në diskualifikimin e një garuesi mirëpo siç u cek më lartë nëse ai/ajo vendos të vazhdojë me çdo kusht, organizatori nuk merr përgjegjësi për efektet anësore të mundshme.

Çdo garues që ka ndonjë sëmundje ose gjendje mjekësore këshillohet që të konsultohet me një specialist për leje për të marrë pjesë në këtë garë.

11. STACIONET E KONTROLLIT

Stacionet e kontrollit janë vendet ku koha e vrapueseve regjistrohet- kjo bëhet nga ana e vullnetarëve. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë çdo pikë të kontrollit gjatë garës. Në rast të mosregjistrimit në ndonjë pikë të kontrollit, vrapuesit do të diskualifikohen nga gara.

Disa nga Stacionet e Kontrollit janë edhe pika të freskimit ku vrapuesit do të kenë mundësinë për të marrë ushqim (frute, gjëra të ëmbëla dhe të njëlmëta), ujë dhe gjëra të tjera freskuese.

12. DROP BAG

Çdo pjesmarrës në PRISHTINA TRAIL MARATHON 42k do t’i ipet një qese e plastikës (drop bag), së bashku me gjërat e nevojshme të pjesëmarrësit të cilat mund të lihen para fillimit të garës tek amfiteatri i Gërmisë. Qeset do ti ipen pjesëmarrësve në përfundim të garës.

Në përfundim të farës, pjesëmarrësit do të mund të marrin qeset (drop-bag) në finish vetëm duke e treguar numrin e garës (numbi bib).

Në rast se askush nuk e merr qesen brena një perihde 7 ditore nga përfundimi i garës, e njëjta do të shkatërohet për arsye higjienike..

13. MARKIMI I SHTEGUT

Markimi zyrtar i shtegut do të bëhet nëpëmjet shiritave me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, të cilat do të vendosen në distanc të duhura në mënyrë që garuesit të mos kenë problem madhore me orientim. Përdorimi i GPS është i lejueshëm dhe i rekomandueshëm. Shtegu në mënyrë elektronike mund të downloadohet në websajtin www.prishtinatrailmarathon.com.

Në rast se ndonjë pjesmarrë gjindet në ndonjë jesë ku nuk ka shenjëzim të duhur, është obligative të kthehet në pikën e fundit ku gjindet një shenjëzim i tillë.

14. KATEGORITË DHE RANKIMI

Të gjithë pjesëmarrësit  e regjistruar për të dyja garat e PRISHTINA TRAIL MARATHON do të kkasifikohen si në vijim:

-Seniorët- (18-50) vjet – Meshkuj (M)

– Seniorët- (18-50) vjet – Femra (F)

– Veteranët – (50+) vjet – Meshkuj (M)

Veteranet- (50+) vjet- Femra (F)

15. FOTOGRAFITË GJATË GARËS

Duke pranuar këto rregulla, secili pjesëmarrës pranon që mund të përdoret emri, fotografia në të gjitha hapësirat mediale dhe rrjetet sociale qoftë nga organizatorët apo sponsorët e kësaj gare për qëllime promovuese, si dhe heq dorë nga kërkesa e tyre për të drejtën e autorit mbi fotografitë zyrtare të garës.

Andaj, të gjitha fotografitë zyrtare të ngjarjes janë pronë e organizatorit dhe ato mund të përdoren, shfrytëzohen dhe merren pa miratimin paraprak.

16. PËRGJEGJËSIA MJEDISORE

PRISHTINA TRAIL MARATHON 2019 do të jetë ngjarje përgjegjëse për mjedisin. Ai u bën thirrje të gjithë vrapuesve, vullnetarëve dhe publikut që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos ndotin mjedisin.

Nuk do të ippen gota plastike të disponueshme në stacionet e ndihmës. Secilit pjesëmarrës kërkohet të sjellë gotën/shishen e vet të plastikës ose shishe tjetër për të pirë në stacionet e ndihmës.

Kushdo që do të kapet duke ndotur natyrën do të diskualifikohet. Vrapuesit duhet të mbajnë mbeturinat me vete dhe t’i lënë ato në pikat e ardhshme të kontrollit në qeset e mbeturinave. Le të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të qenë një shembull për të tjerët dhe për të kontribuar që natyra jonë të mbetet e pastër dhe e pandotur – për ne dhe për brezat e ardhshëm.

17. PËRJASHTIMI

Organizatori ka të drejtë të konsiderojë të diskualifikuar një garues në situatat e mëposhtme:

  • Pjesmarrësi NUK është i regjistruar në një pikë kontrolli.
  • Bën me qëllim shkurtime të rrugës gjatë shtegut.
  • Nuk ndihmon një pjesmarrës që ka nevojë për ndihmë.
  • Përdorë një mjet transportit gjatë shtegut, pa qenë i detyruar për shkaqe shëndetësore.
  • Kundërshton kontrollet nga organizatorët gjatë vrapimit.
  • Nuk posedojnë pajisjet e detyrueshme ose refuzojnë ta tregojnë atë në një kontrolli të mundshëm nga vullnetarët.
  • E shkel një urdhër të një personi kompetent – organizator, apo personel ndihmës mjekësore,
  • Bën ndryshime në rrugë apo shenjëzim duke devijuar edhe tjetrin apo grupin.

18. ANKESAT

Vrapuesit mund të bëjnë ankesat jo më shumë se 48 orë pasi vendimi për ndëshkim dhe / ose skualifikim është bërë nga organizatorët e garës. Ankesa do të merret në konsideratë nga Komisioni për ankesat (i përbërë nga të paktën 3 anëtarë të Komitetit Organizativ) dhe përgjigja adekuate do t’u ofrohet vrapuesve të interesuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

19. TË DREJTAT E ORGANIZATORIT

Organizatori rezervon të drejtën për të modifikuar dhe ndryshuar rrugën e garës, pikat e kontrollit/freskimit dhe kohën e fillimit në çdo kohë për shkak të arsyeve objektive.

Në rast të motit të padëshirueshëm, organizatori rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në çdo pjesë të rrugës ose të anulojë garën.

Fillimi i vrapimit mund të ndryshoj për disa orë apo mund të zhvendoset për shkak të kushteve të padëshirueshme klimatike.

Grupi X-Trailers!